MIRESEVINI NE SHQIPERI

 

Ky lajmerim informon te gjithe personat qe kthehen ne Kosove rreth procedurave doganore dhe rrugeve per te udhetuar drejt Kosoves.

IMIGRACIONI: Personat me origjine shqiptare nuk kane nevoje per asnje lloj vize dhe nuk paguajne asnje takse kushdo qofte nenshtetesia e tyre.

DOGANAT: Nuk ka asnje pagese doganore per automobilat (me targa te perkohshme dhe te perhershme) dhe per bagazhet e udhetareve. Te vetmet dokumenta te automobilit qe pronari duhet te tregoje jane letrat e rregjistrimit dhe karta e gjelbert e sigurimit qe konfirmojne se automobili eshte I siguruar edhe per ne Shqiperi. Ne qofte se karta e gjelbert nuk mbulon aksidentet ne Shqiperi, atehere sigurimi mund te behet ne port (deri ne USD 30 - rreth 56 DM per nje periudhe prej 15 ditesh). Pasi te kompletohen formalitetet, autoritetet doganore duhet t’u leshojne nje dokument qe quhet Vertetim Hyrje. Ky dokument leshohet gratis.

SHPENZIMET DOGANORE: Meqe autoritetet doganore kerkojne fotokopje te dokumentave te mesiperm (letrat e rregjistrimit te automobilit dhe karten e gjelbert te sigurimit), udhetaret mund te paguajne kompani private ose individe per kete lloj sherbimi. Ka, gjithashtu edhe persona private ne port qe ndihmojne udhetaret ne kompletimin e formaliteteve doganore. Pagesa per sherbimet e tyre eshte nga 20 DM deri ne 30 DM.

PER CFAREDO LLOJ PROBLEMI QE MUND TE KENI NE LIDHJE ME DOGANAT, JU LUTEMI TELEFONONI MISIONIT TE ASISTENCES NE SHQIPERI NE KETA NUMRA TELEFONI: 042 44873, 042 50351, 042 57168 OSE 042 51205.

SHPENZIMET NE PIKAT E DALJES: Udhetaret duhet te tregojne Vertetimin e Hyrjes punonjesve te doganave ne piken e daljes nga Shqiperia. Pagesa eshte 1 USD (rreth 1.85 DM) ne dite per cdo makine per sa dite te kete qendruar ne Shqiperi (8 USD per furgon/minibus ne dite, rreth 15 DM).

PERVEC SA ME SIPER, NUK KERKOHET ASNJE LLOJ TJETER PAGESE. NE QOFTE SE JU KERKOHET NGA DIKUSH QE TE PAGUANI ME TEPER, ATEHER KERKONI EMRAT E TYRE DHE RAPORTONI INCIDENTIN PRANE AUTORITETEVE. JU DUHET GJITHMONE TE KERKONI FATURE PER TE GJITHA PAGESAT QE BENI.

RRUGET PER NE KOSOVE: Ka dy rruge per ne Kosove:

Rruga nga Durresi per ne Kukes (220km) nepermes maleve eshte ne gjendje te keqe dhe duhen rreth 7 ore per te aaritur ne kufi. Per me teper, rruga nuk eshte e sigurte per shkak te bandave lokale qe kane grabitur disa here makinat qe udhetonin ne kete rruge. Per kete arsye, udhetaret qe kane dokumenta qe pranohen nga autoritetet maqedonase keshillohen te perdorin rrugen nga Qafa e Thanes dhe te vazhdojne rrugen per ne Kosove nga Maqedonia. Ne qofte se eshte e pamundur atehere udhetimi nga Kukesi te behet vetem gjate dites dhe ne karvan (disa makina bashke).

Rruga nga Durresi per ne Qafe Thane (160km) eshte ne gjendje te mire dhe e sigurte. Duhen rreth 4 ore per te arritur ne kufirin me Maqedonine (Qafa Thanes) dhe rreth 3 ore te tjera per te pershkuar Maqedonine (210km).

Kukes (PIKA E KALIMIT KUFITAR NE QAFE MORINI): Udhetaret mund te kalojne ne Kosove pa asnje problem. KFOR (NATO) kontrollon makinat per arme.

QAFE THANA: Autoritetet Maqedonase pranojne te gjitha pasaportat e leshuara nga vendet europiane, perfshire pasaportat jugosllave (te kuqet e vjetra dhe blute e reja). Vizat per keto pasaporta mund te merren edhe ne kufi. Megjithate, autoritetet maqedonase NUK PRANOJNE DOKUMENTA UDHETIMI REFUGJATESH pa vize te leshuar nga nje ambasade ose konsullate (kjo vize nuk leshohet ne kufi). Udhetaret duhet t’u tregojne autoriteteve doganore maqedonase letrat e rregjistrimit te makines dhe karten e gjelbert te sigurimit per te konfirmuar se makina eshte e sigururar edhe per ne Maqedoni. Nuk kerkohet pagese per bagazhet personale.

NJE NATE NE DURRES: Udhetaret ne kalim per ne Kosove mund te qendrojne per te kaluar naten prane Shkolles Teknologjike ne Durres pa asnje pagese.